VIDEO/Vdekja e Florencit në Francë, qirinj dhe lule para Kryeministrisë

Vdekja e 23-vjeçarit shkodran, Florenc Beqiri në një spital në Francë ka sjellë një valë reagimesh në opinion publik shqiptar.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/756105887912284/

Pas thirrjeve për protesta që pritet të ndodhin ditën e nesërme, mbrëmjen e sotme një grup qytetarësh kanë vendosur disa qirinj para kryeministrisë në shenjë homazhi për djaloshin shkodran që u nda nga jeta padrejtësisht.

Ky akt ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve kalimtarë, të cilat i janë bashkuar duke qëndruar disa minuta para kryeministrisë, si një protestë e heshtur për atë që ka ndodhur në Francë.

SHKARKO APP