Vidhet “Audi” së bashku me fëmijën

Një makinë tip “Audi A3” me një vajzë katër vjeç në sediljen e pasme u vodh në Birmingham.

Policia e West Midlands tha se foshnja u gjet më vonë e sigurt dhe mirë në një qendër shëndetësore lokale.

Nëna, e cila ka pësuar lëndime në këmbë gjatë vjedhjes, do takohet shumë shpejt me fëmijën e saj, thanë autoritetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vjedhja e makinës ndodhi në rrugën Marie Drive në Acocks Green, pas orës 16:00. Policia ka nisur hetimet për të gjetur automjetin dhe personin që e ka vjedhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?