Vidhet vila e deputetit Arben Ristani, në Gjirin e Lalzit

Vjedhjet nuk kursejnë as vilat e parlamentarëve.

 Është vjedhur gjatë orëve të natës së kaluar vila e deputetit të Partisë Demokratike Arben Ristani, e cila ndodhet në zonën e Gjirit të Lalzit.

Policia e Durrësit njoftoi se specialistë për krimet në  komisariatin e policisë së Shijakut po punojnë  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vila e deputetit Ristani ndodhet brenda kompleksit turistik “Lura” dhe policia bën të ditur se kompleksi ruhet 24 orë në 24 nga roje private.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?