Vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohen dy të rinjtë

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe më pas i shisnin.

Sakaq, gjatë kontrollit fizik ndaj njërit prej tyre, blutë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës, bazuar në inteligjencën informative për dy shtetas që vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dynamic”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit 34 vjeç, dhe 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta 2 shtetas dyshohet se kanë vjedhur biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas i kanë shitur. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura.“- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?