Vidhnin shkollat në Cërrik, arrestohen 4 të mitur

Tre të mitur që dyshohet se kanë kryer vjedhje në tre shkolla të Cërrikut janë arrestuar sot.

14-vjeçari me iniciale K.H., 17-vjeçari me iniciale Y.H. dhe 17-vjeçari me iniciale I.M. kanë hyrë në shkollat e fshatrave Linas, Selvijas dhe Mollas, duke thyer dyer/dritare dhe duke grabitur sende të ndryshme.

Pajisjet e vjedhura janë sekuestruar si provë materiale, ndërsa të rinjtë do të hetohen nga Prokuroria e Elbasanit, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja pa leje e armëve të ftohta”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?