Vidhte banesat e shkatërruara nga tërmeti, pranga shqiptarit në Itali
Italia është duke përjetuar momentet e saj më të këqija nga lëkundjet e shpeshta të tërmeteve. Por mesa duket këtë situatë e ka shfrytëzuar më së miri një i ri shqiptar i cili ka rënë në prangat e policisë.
Sipas mediave italiane 27-vjeçari shqiptar është kapur mat, ndërsa po tentonte të vidhte banesat e shkatërruara nga tërmeti në Itali, në zonën e Fabriano. Ka qenë një çift të moshuarish rumunë që kanë njoftuar policinë.
Ai ishte parë të futej në disa shtëpi të pabanuara, për shkak të tërmetit të fundit, që goditi shtetin fqinj. Pasi ka parë policinë, i riu shqiptar ka tentuar të largohet por nuk ia doli dot. Në momentin e arrestimit i riu shqiptar është kapur në flagrancë me një elektrik dore dhe doreza. Shqiptari u dërgua në burg, i akuzuar për tentativë vjedhje.
KOHA JONË SONDAZH

