Vidhte bashkëjetuesin gjerman 73-­vjeçar, arrestohet 25-vjeçarja shqiptare

Një vajzë e re shqiptare kishte nisur bashkëjetesën me një të moshuar gjerman prej disa kohësh, por me sa duket gjithçka ka qenë me synim përfitimin financiar.

Gjatë ditës së djeshme, 25-vjeçarja Eglantina Puro, banuese në Elbasan, u arrestua.

Burime zyrtare nga policia thanë se Puro u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet të ketë vjedhur në banesën e bashkëjetuesit të saj, shtetasit gjerman W.M., 73 vjeç i cili banonte në Elbasan, një sasi lekësh rreth 1000 euro.

Mësohet se të moshuarit i zhdukeshin shuma të vogla parash vazhdimisht, por për shkak se së fundmi i kishin humbur 1000 euro ka bërë denoncim në polici.

Nga hetimet dhe dyshimet e shtetasit gjerman u zbulua se Poro ishte e dyshuara kryesore për vjedhjen e parave.

Policia bën me dije se çifti bashkëjetonte prej dy vitesh në një banesë në Elbasan dhe se i moshuari këmbëngulur se paratë ia ka marrë 25-vjeçarja.

Nga ana e saj, edhe gjatë shoqërimit e reja ka mohuar që t'i ketë vjedhur para të bashkëjetuesit.

SHKARKO APP