“Vija” e kokainës në Shqipëri, në tre vite u kapën 1.2 ton drogë
Në 3 vite, kokaina nga vendet latine drejt Shqipërisë kanë qenë të shpeshta gjatë tre viteve të fundit, ku vetëm sasia e bllokuar shkon në total në 1 ton e 200 kg. Më 27 shkurt 2018, u kap sasia prej 613 kg kokainë që ishte e fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Kolumbia.
Kontejneri ishte porositur nga kompania “Arbi Garden” e administruar nga Arbër Çekaj i cili u dënua me 14 vjet burg, ndonëse nuk pranoi asnjëherë akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Në prill 2021 e njëjta skemë u përsërit për një sasi prej 143 kilogramë, që u zbulua dhe bllokua në portin e Durrësit. Mbi pakot e saj kishte tre lloje mbishkrimesh, një prej të cilëve “El Mejor”, në shqip, “më e mira”.
Në prill policia ndërpreu në portin e Durrësit rrugëtimin e një tjetër sasie të madhe kokaine. Plot 49 kg drogë e fortë u gjetën në kontejnerin me fruta ekzotike të porositur nga kompania e Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, e cila ishte themeluar një muaj pas prangosjes së të birit.