“Vijat e kuqe të arsimit”, Nikolla: Raundi i dytë, transparence për maturantët

Situata me maturantët duket se vijon edhe në fazën e dytë, ku edhe pse kanë një mesatare të lartë ende nuk kanë fitues në një degë apo në degën e preferuar. Për të folur lidhur me problemet që maturantët evidentonjë dhe po hasen, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në emisionin “Njerëz në fokus” është shprehur se raundi i dytë ka sjellë një nivel të ri transparence.

Sipas saj këtë vit në raundin e parë janë përzgjedhur më të mirët, dhe u renditën fitues më të mirët, duke i dhënë kështu mundësi të gjithë aplikuesve që në raundin e dytë që të bënin ndryshimet e nevojshme.

Më tej Ministrja theksoi se: “Minimalisht janë në 4430 vende të lira për aplikantë të tjerë në Universitetin e Tiranës. Ne e kemi quajtur ulja e vijës së kuqe, por nuk duhet t’i japim këtë konotacion. Ideja është që ky rankim do të ulet, që në çdo nivel do të ulet vija. Kur të fillojnë regjistrimet nga data 13 deri në 16, do të krijohen dhe kuota të tjera të lira. Kjo nuk është një skemë që është filluar të vihet në funksion pa bërë matjet dhe analizat e nevojshme”, tha ministrja Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke përjashtuar mundësitë e kufizimit të alternativave, ministrja tha se kjo do të përkthehej në kufizim për maturantët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja Nikolla tha se të gjithë maturantët që kanë paqartësi mund t’i drejtohen portalit online.

Duke marrë shembullin e një maturante nga Korça, e cila ngre shqetësimin e saj, se në raundin e parë doli sikur kishte hedhur 11 degë. E pyetur se nëse mund të ndodhin të tilla gabime? Ministrja ka thënë se: “Nuk bën gabime sistemi. Janë universitetet ato që kanë bërë renditjen. Është lënë kohë mjaftueshëm që çdo student të ankimojë nëse ka një problem”, ishte përgjigjja e ministres Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?