Vijëzohet rruga e “Durrësit”, Veliaj: Keni kaluar ndonjëherë mbi piano?  

Krahas ndërtimit të rrugëve të reja, Bashkia e Tiranës një rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe sinjalistikës së tyre, duke i ardhur kështu në ndihmë qytetarëve. Jo vetëm rrugët e reja, por edhe ato ekzistuese janë pajisur me një sinjalistë moderne, që shpeshherë janë risi në Tiranë.

Një prej tyre është edhe vijizimi i rrugës së “Durrësit”, ku vijat e bardha janë bërë në formën e tastierës së një pianoje. Këtë element e ka publikuar vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një postim të tijin në Twitter, ku ka pasqyruar edhe disa foto nga kjo rrugë.

“Keni hipur ndonjëherë mbi ‘piano’? Kolegët e sinjalistikës po bëjnë çmos që qyteti të jetë miqësor për këmbësoret”, shkruan Veliaj në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?