Vijnë në jetë trinjakët tek ”Mbretëresha Geraldinë”, Manastirliu: Zemra plot, vijojmë mbështetjen

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndau sot lajmin e mirë për lindjen e trinjakëve në familjen Dardeshi nga Dibra pas 3 fëmijëve, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

”Zemra plot për familjen Dardeshi, që pas 3 fëmijëve, gëzohen me trinjakë, të cilët kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me kujdesin shembullor të stafit mjekësor”, shprehet Manastirliu.

Nga ana tjetër, Manastirliu tha se familja nga Dibra merr menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët. Politika sociale e qeverisë e bonusit të bebes u jep familjeve 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë. Pak ditë më parë, në maternitetin ”Koço Glozheni” erdhën në jetë trinjakët nga Hasi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?