Vijojnë flakët në Finiq, evakuohen banorët

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për të vënë nën kontroll flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq. Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët dhe duke ndihmuar në evakuimin e përkohshëm dhe shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat në vend për të garantuar eliminimin e rrezikut në zonë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?