Vijojnë inspektimet për verifikimin e sigurisë së ndërtesave

Në njësitë administrative të Durrësit vijon puna nga grupet e specialistëve për kontrollin dhe inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkia e Durrësit bën të ditur se “specialistët janë pranë qytetarëve në inspektimin e çdo banese, ku pas kontrollit ata do të hedhin online konstatimet përkatëse për dëmet e evidentuara nga tërmeti”.

“Ditën e sotme po punohet në njësinë administrative 3 dhe 6, ndërsa më pas në të gjitha zonat e tjera të Durrësit”,-thekson bashkia. Sipas bashkisë puna vazhdon me intensitet, askush nuk do të jetë vetëm.

Prej disa ditësh grupet e inspektimit janë në terren për verifikimin e sigurisë së ndërtesave në Durrës, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?