Deputetët e opozitës çajnë gardhin metalik, tentojnë të hyjnë brenda me turma nga protestuesit
Tension i madh dhe përplasje fizike mes deputetëve të PD dhe forcave të policisë. Deputetët e opozitës çajnë gardhin metalik. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe protestuesit që ishin para bashkisë së Tiranës. Tentohet të hyhet në parlament.
Ndërkohë pas kësaj situate kanë arritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Menjëherë kanë filluar sulmet fizike nga deputetët dhe policisë.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbyllur seancën parlamentare, por situata ka degraduar në dhunë e përplasje fizike mes opozitës dhe Gardës.
Nga ana e PD insistohet se pjestarë nga forcat speciale kanë nxjerrë armën deputetëve të PD dhe pikërisht Luan Baçit. Deputeti i PD-së Luan Baçi deklaroi sot se policia i ka vendosur armën te gjoksi në kohën e përplasjes me policinë. “Ne ishim duke hyrë brenda dhe gjithë policia me skafandra, duke shtyrë. Më vuri pistoletën te gjoksi. E gjithë policia që është futur brenda është jashtë rregullat. Ishin shumë aty, me mua u përplasën. E nxori këtu dhe tha: e do këtë? Shqip e tha, e doni shqip? Mund të gjendet te kamerat. E gjithë policia që është e paligjshme këtu”, tha Baçi.