Vijojnë punimet në shkollën 9-vjeçare të Shushicës

Punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare të Shushicës po avancojnë me ritme të shpejta, duke i dhënë jetë një investimi të rëndësishëm në shërbim të rreth 320 nxënësve dhe 35 mësuesve.

Ky projekt përfaqëson një premtim të mbajtur të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, të dalë nga procesi i buxhetimit me pjesëmarrje, si një kërkesë e drejtpërdrejtë e komunitetit të zonës. Investimi po merr formë dita-ditës, duke reflektuar angazhimin për të përmirësuar kushtet në institucionet arsimore.

Projekti, i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, përfshin rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese, si dhe ndërtimin e ambienteve të reja sportive, përfshirë një fushë futbolli sipas standardeve bashkëkohore të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes këtij investimi synohet krijimi i kushteve më të mira, hapësirave funksionale dhe dinjitoze për nxënësit dhe stafin pedagogjik, duke garantuar një mjedis modern për mësim dhe zhvillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia Elbasan vijon të mbajë arsimin në fokusin e saj, si një prioritet kyç për të ardhmen e komunitetit.
Shkolla e Shushicës po rilind, duke u transformuar në një hapësirë moderne dhe cilësore për edukimin e brezit të ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?