Vijojnë punimet për bajpasin e Shëngjinit, kryebashkiaku Ndreu: Ndërtojmë rrugën e së ardhmes së turizmit
Punimet për ndërtimin e bajpasit të Shëngjinit po ecin me ritme të shpejta, duke u konsideruar një investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në zonën e Lezhës.
Gjatë një inspektimi në terren, kryebashkiaku Pjerin Ndreu u shpreh se punimet po realizohen me cilësi të lartë dhe sipas standardeve të kërkuara. Ai theksoi se projekti do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për banorët dhe vizitorët, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën.
Ndreu nënvizoi gjithashtu se investimet në infrastrukturë mbeten prioritet për bashkinë, veçanërisht në funksion të turizmit të qëndrueshëm, duke e cilësuar këtë projekt si strategjik për të ardhmen e zonës.
Sipas tij, me ritmet aktuale, bajpasi mund të përfundojë deri në verën e vitit të ardhshëm. Segmenti rrugor, me gjatësi 8.1 km dhe vlerë rreth 11 milionë euro, financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të lidhet me rrugën Shëngjin–Velipojë, duke krijuar një aks të rëndësishëm për qarkullimin dhe turizmin.
KOHA JONË SONDAZH

