Vijojnë sulmet nga hakerat iranianë, tani dalin llogaritë bankare të qytetarëve dhe kompanive shqiptare
Nuk ka qetësi nga hakerat iranianë dhe sulmet mbi të dhënat e shqiptarëve. Këtë herë ata kanë publikuar 1000 llogari bankare të qytetarëve shqiptarë, korporatave dhe shoqërive shqiptare me të dhëna sensitive, përfshi edhe shumën e parave të depozituara. Databaza e publikuar prej grupit të hakerave “Homeland Justice” përmban 1,000 llogari bankare, me emrin përkatës, numrin serial, shumën e depozituar, numrin e telefonit, adresën dhe degën e bankës.