”Vijojnë të më ndjekin”, babai i autorit të sulmit në xhami: 5 herë është shtruar në psikiatri

Babai i Rudolf Nikollit, i riu që sulmoi sot me thikë 5 besimtarë myslimanë brenda xhamisë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, ka treguar se djali i tij ishte besimtar mysliman dhe falej, edhe pse ata janë familje katolike. Po ashtu ai tregon se djali ka qenë shtruar 5 herë në spitalin Psikiatrik nga dhjetori e deri më tani.

”Do ikte për Itali. Rinasi e kthehu dhe që aty çuni ka shkalluar. Ka ikur nga truri. Gjatë kohës që ishte i qetë, e kam pyetur; ‘o bir pse je kaq i kaq i irrituar?’ më tha ”Babai më ndjekin njerëzit nga mbrapa. Më ndjekin. Se kush janë ata njerëz që më ndjekin se di. Unë e di se do më vrasin, do më zhdukin. E ndjej”. Tani ai ose e ka nga sëmundja, ose tamam e ndjekin. Se di. Kur unë rri i qetë me të, ai këtë llaf më ka thënë.

Ai u çonte natën disa herë. Unë mendoj se ka pasur kërcënime. E kanë ndjekur njerëzit. Unë i kam thënë; nëse ke borxhe, t’i paguan babi, sa lekë të jenë. Ai më ka thënë; më ndjekin shumë njerëz nga pas. E largova nga shtëpia tek stadiumi ‘Qemal Stafa’ i gjeta një tjetër me qira. Gjasme sikur ishte vend i keq që e ndiqnin njerëzit. E pyeta; a të ndjek kush më? Ai më tha; vazhdojnë të më ndjekin po ata persona.

Këtë punën e xhamisë e ka vazhduar që në shkollë të mesme. Kam parë njerëz që i kanë ardhur çunit tim afër, ishin nga Peshkopia. E njoh atë djalin dhe i kam shkuar dhe i kam thënë; mos të shoh më tek çuni im. Disa njerëz vinin pas çunit, nga Peshkopia. Çuni është i degrauduar, ose e ka nga stresi që e kanë kthyer në Rinas. Ka 6 fëmijë, i kam rritur me shumë halle. Jam katolik. Kur erdhi kjo koha e demokracisë, një hoxhë që rrinte këtu i merrte fëmijët dhe tentonte t’i kthente fëmijët në myslimanë. Më pas nisi djali duke u falur.

Vazhdoi shkollën për Frëngjisht në Tiranë. Bëri një dy vite si mbaroi të gjitha. U merrte me pica, se nuk kisha shumë të ardhura. Erdhi këtu, më mori lekët që kisha unë dhe hapi një biznes në Peshkopi. Ndihmonte dhe lloj lloj robi. Ai iku dhe në Maqedoni. Aty nuk e di se ça i futën, pasi çuni nuk u bo rob mo. Kaloi në depresion. Para vitit të ri kaloi në depresion. Të bëjë vaki që çuni im shkon e bën ashtu në vend të shenjtë, se pavarësisht se unë jam katolik, i kam dhënë të drejtë. Këtë herë nuk kam ku ta çoj. Ai s’duhet ta bënte këtë punë”,-tha për ”News 24”.

SHKARKO APP