Vijojnë vrasjet në Shqipëri, një i vdekur në Vlorë
Krimi në Shqipëri nuk ka të ndalur. Një sherr mes dy personave në Vlorë, ka çuar në një të vdekur. Viktima është Bujar Mehmeti, e ndërsa autori është Jurgen Leci, i cili është shpallur në kërkim. Burime njoftojnë se 2 dëshmitarë kanë dhënë dëshminë e tyre, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Vlorë/ Informacion paraprak Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M, 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij”, njofton policia.