Vijon gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, 7 kandidatët zhvillojnë dy testime brenda ditës

Vijon sot gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku 7 kandidatët do të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme paraditen e sotme.

Në këtë fazë të rëndësishme, kandidatët do të zhvillojnë testin me ese, me kohëzgjatje 60 minuta, si dhe testin logjik, që do të zgjasë 45 minuta.

Të dyja testet janë pjesë e procesit të vlerësimit profesional dhe analitik të kandidatëve për një nga pozicionet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë penale në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, SPAK ka njoftuar edhe për fazën pasuese të garës. Kështu, të njëjtët kandidatë do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, i cili shërben për të garantuar integritetin dhe besueshmërinë e aplikantëve që synojnë të marrin drejtimin e BKH-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidatët që vijojnë garën për kreun e BKH:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Joni Keta

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?