Vijon mbështetja e PS-së për Rudinën

Socialistët po shprehen në kor, mbështetës të vendimit të deputetes Rudina Hajdari, që nuk dogji mandatin siç bëri partia e saj. Pas Taulant Ballës, që u shpreh i inspiruar me vendimin e saj, sot ishte radha e deputetes tjetër socialiste, Elona Gjebrea të dilte në krah të saj.

Në studion e Report TV, Gjebrea sqaroi se vajza e Azem Hajdarit tregoi maturi me vendimin që mori dhe shtoi se mesazhet që ajo përcolli duhet të dëgjohen.

”Ata janë deputetë të opozitës, unë shpresoj që të kemi debate në parlament. Opozita duhet të jetë kritikuese dhe të jetë sikur duhet ta bëjë punën e vet. Mendoj që Rudina Hajdari kishte një përgjigje shumë e maturuar, një qytetare e përgjegjshme, është vajza e Azem Hajdarit, që nuk është një deputete që nuk e njeh askush, ka edhe historinë e babait të saj. Është shumë korrekte dhe përpiqet që ta bëjë punën e saj sikur duhet, pasi jemi edhe në të njëjtin komision. Nuk kishte as gjaknxehtësi, as militantizëm. Këto janë mesazhe që të gjithë duhet ti dëgjojnë ‘ajo tha që vendosin interesin e Shqipërisë mbi partinë’. Më vjen mirë që do të jetë në parlamentin e Shqipërisë”,-tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?