Vijon ndërtimi i Bulevardit të Kasharit, banorët lirojnë me qetësi dhe pa incidente banesat

E gjithë zona e Astirit do të ketë shumë shpejt një bulevard i cili jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në këtë zonë të populluar vitet e fundit, por edhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme nëntokësore.

Ditën e sotme ka nisur puna për lirimin e hapësirave që preken nga katër banesa private në zonën që lidh Yzberishtin me Unazën e re. Pavarësisht pranisë së policisë bashkiake e saj të rendit, gjithçka ka qenë tepër e qetë pasi mes pronarëve dhe bashkisë së Tiranës është gjetur gjuha e përbashkët duke u arritur marrëveshja për shembjet.

Aksioni nisi në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritet që të vijojë deri në shembjen e të katër objekteve që janë planifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?