Vijon prej 2 vitesh kalvari në Apel, shtyhet sërish seanca ndaj Emiljano Shullazit, s’dihen arsyet

Është shtyrë sërish gjyqi në Gjykatën e Apelit ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të dënuarve të tjerë si pjesë e bandës.

Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel është mbi 40, duke futur gjyqin në ngërç. Arsyeja e shtyrjes së fundit nuk bëhet me dije, për shkak të zhvillimit të seancës me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se në fund të muajit korrik Shullazi u izolua në regjimin ’41 bis’, ndërsa procesi ndaj tij në Apel është në kolaps. Në vitin 2018, banda e Shullazit u dënua në total me 55 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?