Vijon prej ditësh të shkrumbohet nga flakët maja e Rrunës në Kukës. Pritet ndërhyrje nga ajri

Zjarri vijon të përpijë dhjetëra hektarë tokë në majën e Rrunës në Kukës, ku prej disa ditësh kjo vatër vijon të jetë aktive dhe shumë problematike. Ndonëse në terren janë angazhuar forca zjarrfikëset, punonjës të pyjores dhe të komunitetit, zjarri nuk është shuar ende. Pritet që të bëhet ndërhyrja nga ajri pasi situata paraqitet e vështirë.

Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës. Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 6 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 4 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Në pritje për helikopter“, thuhet në njoftimin zyrtar të Komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?