Vijon promovimi i Shqipërisë, ”Metropolitan Magazine”: Vendet që duhet të vizitoni

Trend ose jo, fakt është se dhjetëra media kanë qenë në një linjë këtë vit për të promovuar Shqipërinë. Metropolitan Magazine ka publikuar një listë me plazhet më të njohura në Tokën e Shqiponjave.

Një nga perlat e fshehura të Shqipërisë është plazhi i Gjipesë. Turistët mund të shkojnë atje me varkë apo edhe me makinë. Plazhi është i rrethuar nga shkëmbinj të lartë, gjë që të jep ndjesinë e të qenit në një ishull të fshehtë dhe jo një plazh normal. Uji është i pastër kristal me nuanca të mrekullueshme.

Fshati i Ksamilit ka shumë plazhe tërheqëse, ndaj nuk do ta keni të vështirë të gjeni një zonë sipas dëshirës tuaj. Nuk është për t’u habitur që është një nga parajsat e Evropës dhe një nga destinacionet më të njohura në Mesdhe, veçanërisht në muajt korrik dhe gusht. Rëra është e pastër dhe deti i kthjellët, në plazh ka disa bare dhe restorante.

Plazhet në jug të Vlorës në shtrirjen e bregdetit midis Qafës së Llogarasë dhe Sarandës. Është një plazh i mrekullueshëm me rërë të artë, i gjatë dhe i gjerë. Ujërat janë shumë të pastra dhe mjaft të thella. Në breg të detit ka disko dhe bare të cilat kthehen në vend argëtimi gjatë natës.

Qyteti i Durrësit është një nga destinacionet kryesore të vendit dhe një nga zonat më të zhvilluara të bregdetit. Ndodhet vetëm 30-40 minuta me makinë nga Tirana dhe, për këtë arsye, përveçse një destinacion për turistët e huaj, është edhe shumë i pëlqyer nga qytetarët shqiptarë.

Një nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri, Gjiri i Gramës është një destinacion i mrekullueshëm për të kaluar ditët e verës buzë detit, pranë Vlorës. Mund të arrihet vetëm me varkë dhe ofron shërbime kampingu. Por është mirë të mbani mend të merrni me vete ushqim, ujë dhe gjithçka që ju nevojitet për ditën, sepse zona nuk ofron lloje të tjera shërbimesh.

SHKARKO APP