Vijon protesta tek Unaza e Re, banorët përplasen me Policinë bashkiake
Ka shpërthyer herët këtë mëngjes revolta tek Unaza e Re. Banorët protetestues janë përplasur me Policinë bashkiake, e cila ka marrë në mbrojtje punonjësit e bashkisë së Tiranës, që po tentojnë të heqin linjat elektrike në rrugë.
Banorët, sikurse edhe dje, nuk lejojnë të kryhen punime dhe në zonë dëgjohen thirrjet kundër kryeministrit: “Rama do ta ketë fundin e vet në ‘Astir'”.
Ditën e djeshme, dy familje u larguan nga Unaza e Re dhe u vendosën në banesa sociale. Bashkia i shembi shtëpitë e tyre.
Këto janë pamjet e djeshme te protetsuesve gjate perplasjes me Policine bashkiake:
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/268340253867890/?t=0
KOHA JONË SONDAZH

