FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vijon rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare të Shushicës

Po vijojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare të Shushicës, një prej institucioneve arsimore më të rëndësishme në zonat rurale të Bashkisë Elbasan.
Investimi po realizohet në bashkëpunim mes Bashkisë Elbasan dhe Ministrisë së Arsimit, me synimin për të krijuar kushte moderne dhe dinjitoze për zhvillimin e procesit mësimor.
Pas përfundimit të punimeve, rreth 320 nxënës dhe 35 mësues do të përfitojnë ambiente të rikonstruktuara dhe infrastrukturë bashkëkohore, në funksion të rritjes së cilësisë së arsimit.
Ky është një investim i rëndësishëm dhe prej kohësh i kërkuar nga banorët e zonës, që do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të mësimit dhe në krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për fëmijët e Shushicës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?