Vijon rritja e rasteve të reja nga Covid-i, 21 pacientë të shtruar

Humbe jete në 24 orët e fundit nuk ka, por Ministria e Shëndetësisë raporton rritje të rasteve të reja nga Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 1534 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë.

”329 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Lezhë, 18 në Durrës, nga 13 qytetarë në Kurbin, Krujë, Vlorë, nga 12 qytetarë në Lushnje, Elbasan, 10 në Gjirokastër, nga 9 qytetarë në Shkodër, Sarandë, Berat, nga 7 qytetarë në Roskovec, Divjakë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gramsh, nga 4 qytetarë në Vorë, Maliq, Pogradec, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Përmet, Poliçan, nga 2 qytetarë në Shijak, Kavajë, Patos, Mallakastër, Himarë, Librazhd, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Tropojë, Delvinë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar”.

Janë 2,528 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 21 pacientë. Janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,271 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 581
Të shëruar në 24 orë 217
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1534
Testime totale 1,847,632
Raste pozitive 280,298
Raste të shëruara 274,271
Raste Aktive 2,528
Humbje jete 3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,842
Fier 168
Vlorë 133
Durrës 99
Gjirokastër 70
Lezhë 66
Shkodër 50
Elbasan 46
Korçë 24
Berat 21
Dibër 6
Kukës 3

SHKARKO APP