Vijon rrokada, shkarkohet drejtori i policisë Gjirokastër

Shkarkohet nga detyra Drejtori i policisë në Gjirokastër, Lorenc Panganika. Ai drejtonte policinë e Gjirokastrës që prej prillit 2017, pas ikjes së Aranit Arapit.

Aktualisht Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, ka komanduar si drejtor të policisë së Gjirokastrës, Koço Dafën, që deri më tani mbante postin e nëndrejtorit.

Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë Drejtori i ri i policisë së qarkut Gjirokastër. Emërimi i tij pritet të bëhet në ditët e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?