Viktima më e re në vend nga Covid-19, ndërron jetë 34-vjeçarja

Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë nga Covid-19, duke u bërë kështu viktima më e re në vend. E reja vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni dhe e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar. Ministria thotë se pavarësisht përkujdesjes së mjekëve, 34-vjeçarja nuk ka mundur që të mbijetojë.

Një 34-vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë“,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

SHKARKO APP