Viktima në Shkodër/ MSH sqaron: Shkaku i vdekjes jo Covid-19 por…

Shtetasi me inicialet M.S, i cili ishte i shtruar në repartin e reaminacionit në Spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti me Covid-19 në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se 59-vjeçari ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e hemorragjisë cerebrale (aksident cerebral vascular) dhe jo si pasojë e Covid-19, nga i cili ka rezultuar bartës ditën e djeshme por pa simptoma të Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë informon se në Shkodër ka nisur një hetim epidemiologjik, pas konfirmimit të një infermiereje të spitalit rajonal Shkodër pozitiv në 24 orët e fundit (rasti i personelit shëndetësor i raportuar në deklaratën për media të ditës së sotme).

Sipas epidemiologëve dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik që po kryejnë hetimin epidemiologjik në terren, dyshohet se ky rast është i lidhur me rastin e infermieres, e cila, sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet. Nga rezultatet e testimeve të kryera në spitalin e Shkodrës, në 10 pacientë të shtruar që kanë qenë në kontakt me infermieren e infektuar, kanë rezultuar 4 pacientë të prekur, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të patologjive për të cilat po trajtohen, por pa simptoma përsa i takon Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëri prej tyre, 59-vjeçari me inicialet M.S. ka ndërruar jetë, ndërsa tre pacientë të tjerë që janë bartës të Covid-19 janë transferuar gjatë ditës së sotme në dy spitalet Covid. Ministria e Shëndetësisë informon se vijon hetimi epidemiologjik në Shkodër dhe do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim. Ministria e Shëndetësisë informon se vijojnë testimet dhe hetimi epidemiologjik në Shkodër dhe do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?