Viktima në tokë dhe ujë, makina përplas mësuesen buzë rrugës në Kryebushat
Një mësuese 46 vjeçare u përplas për vdekje ndërsa priste mjetin që e dërgonte në shkollë në Shkodër, ndërsa dy të rinj mbetën të plagosur në një aksident në Vlorë. Dy trupa të pajetë u gjetën edhe në Hidrovorin e Vlorës dhe bregdetin e Fierit.
Mësuesja 46 vjeçare, Shpresa Shima, po priste në buzë të rrugës furgonin e shkollës ku jep mësim, në kohën kur u përplas për vdekje.
Aksidenti fatal u regjistrua në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh qytetin e Shkodrës me Bushatin.
Makina që e përplasi arsimtaren drejtohej nga një 38 vjeçare, e cila u shoqërua në polici për veprime të metejshme.
Dy persona mbetën të plagosur në Vlorë, pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi e përmbysur në mes të rrugës pas një aksidenti.
Ngjarja ndodhi në Transballkanike.
Drejtuesi dhe një pasagjer mbetën të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë një trup i pajetë i gjet në Hidrovorin e Vlorës.
Policia tha se viktima është shtetasi me iniciale K. H., 62 vjeç, me origjinë nga Dukati i Vlorës (endacak).
Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të dyshimta.
Ndërsa në Fier u gjet e pajetë në plazhin e Ndërnënasit, 56-vjeçarja Liljana Tafa nga Zhupani, prej ditësh e denoncuar e humbur nga familjarët.
KOHA JONË SONDAZH

