Viktimat në Tetovë, Bushati: Me mendje dhe zemër pranë familjeve

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me vdekjen e 5 personave në Tetovë ditën e djeshme si rezultat i reshjeve të dendura të shiut që ranë dje në Maqedoni.

Përmes një postimi në Facebook, Bushati shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të vërshimeve në #Tetovë. Me mendje dhe zemër pranë tyre në këto momente të vështira”, shkruan Bushati.

Ditën e djeshme 5 persona humbën jetën pasi i zuri masivi shkëmbor si rezultat i reshjeve të shumta të shiut.

SHKARKO APP