Viktor Tusha i LSI-së zbut inatin, ndër dhëmbë,ndaj PS

 

Në një intërvistë ekskluzive për “Koha Jonë” flet Viktor Tusha kandidat për bashkinë e Lezhë, i propozuar nga LSI që humbi përballë kandidatit të opozitës Fran Frrokaj me një diferencë të madhe votash.

Ndryshe nga sa foli LSI në ditët e para të pas humbjes së tij apo replikat e forta PS-LSI, edhe për Lezhën; Viktor Tusha duket me i vetkontrolluar nga inatet e ditëve të para kundra PS lokale. Disa drejtues lokal , por edhe qendror të LSI , drejtuan gishtin tregues tek PS si shitëse e votave tek PD ose e thënë me bukur që bënë “flirt” me demokratët për inat të LSI e Viktor Tushës në Lezhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse i rrëshqet bukur pyetjeve për të mos thënë atë që ndjen se ia punuan socialistët, ai përsëri në fund e lëshon një silurë të vogël kundra PS. Thotë se do të shikohemi në zgjedhjet politike të vitit 2017, duke konkuruar edhe kundra PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Si ndjeheni pas humbjes se pa menduar nga asnjëri? Faji jot, i PS- së apo meritë e kundershtarit?

Padyshim që nuk u ndjeva mirë me rezultatin e zgjedhjeve. Gara për kreun e bashkisë së Lezhes ishte një garë e rëndësishme jo vetem për aktorët, por mbi të gjitha për qytetarët e bashkisë së madhe. Kisha një projekt ambicioz dhe mbështetjen e duhur për ta realizuar. Me vjen keq që bashkia e re e Lezhes me gjykoi politikisht dhe jo si konkurent me alternativen me të mirë. Sidoqoftë,  jam i lehtesuar disi,  sepse qyteti i Lezhes  ku unë drejtova prej 2 mandatesh, me dha përsëri besimin e tij. Banoret e rinj të bashkisë së madhe u rrjeshtuan politikisht kunder koalicionit tonë që qeveris vendin. Në fakt duket dhe ishte e papritur pasi njërëzit janë të prirur ta lexojnë mirë trendin e zhvillimit, ecurinë dhe sigurinë e investimeve trasformuese që ndikojne në jeten e tyre, por që në rastin e Lezhes çuditerisht nuk rezultoi kështu. Kjo është shumë e dukshme dhe ky është rezultati i zgjedhjeve në bashkinë e re të Lezhës

Ju morët pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës duke treguar kulturë politike. E bëtë nga ndergjegja juaj apo ishte detyrë partie?

Qytetaria është baza e kultures politike të një politikani dhe nuk mund të ndodhte ndryshe që unë të mos e dorezoja detyren në mënyrën më civile. Në respekt të detyres dhe të qytetarëve unë isha aty për të dhënë mesazhin e duhur për të gjithë. Kryetarit të ri të bashkisë i urova sukses e punë të mbarë në realizimin e projekteve të tij, ashtu siç i dorëzova detyren dhe projektet e mia që janë në vazhdim. Kjo  gjë është qytetare dhe njërëzore. Nuk ka pse të mos jetë edhe pjesë e protokollit politik kjo gjë. Sidoqoftë, edhe për t’ju përgjigjur direkt pyetjes tuaj, as nuk me tha dhe as nuk me ndaloi njeri e as parti që të shkoj e të dorëzoj detyren në mënyrë qytetare. Sigurisht që kam bërë mirë dhe dëshiroj që kjo të jetë pjesë normale e protokollit publik në të tilla raste.

Eshtë folur në opinion se PS- ja ju tradhetoi. Keni fakte apo është një mënyrë justifikimi e jotja?

Ne konkuruam në këto zgjedhje si koalicion, që do të thotë se si fitorja ashtu edhe humbja janë të përbashkëta. Nga kjo pikëpamje unë nuk kam asnjë histori tradhtie për të denoncuar sepse besoj se socialistët janë proporcionalisht të humburit e parë nga kjo garë. Natyrisht unë nuk justifikohem,  por rezultati i zgjedhjeve dhe fushata e zhvilluar treguan ekzaktësisht atë që ju thashë pak më parë. Qyteti i Lezhës e besoi projektin tim, ndërsa ish komunat besuan Partine demokratike si alternativë politike më shumë se sa kandidatin që është sot kryetar bashkie. Kjo është e verteta dhe përpara kësaj të vertete duhet vetem të pranojmë vullnetin e njerzve.

Mimi Kodheli dhe Gjok Jaku njëri minister dhe tjetri zv/ministër të PS se ju ndihmuan apo ju sabotuan siç thotë LSI?

Si Mimi ashtu edhe Gjoka janë njërëz të vlerësuar në partitë e tyre. Nuk i kam vënë vetes asnjë detyrë të gjykoj punët dhe njërëzit e partive të tjera e aq më pak karrierat e e individeve të veçantë në partitë e tyre. LSI, në Lezhë apo në Tiranë nuk ka fajësuar asnjëri .  Kemi thënë që rezultati i zgjedhjeve duhet analizuar dhe kaq

Nëse do kishte mundesi të dytë, që nuk është, çfarë do korrigjoje në fushaten përkrah PS-së?

Pyetja juaj është hipotezë dhe siç thoni vetë nuk ndodh, prandaj le të mos humbim kohë dhe frymë

Jeni i bindur se PS- ja lokale punoi kunder me koken e saj apo ishte direktivë nga qendra?

Ju thashë se nuk merrem me partitë e tjera. Kjo është një çështje që i takon PS-së që ta analizojë. Sa me takon mua mund të them se nëse PS -ja lokale ka punuar kundër meje, në fakt më shumë ka punuar kunder vetes.

Sa për direktivat nga qendra unë mund vetem t’ju kujtoj se kryeministri i vendit dhe njëkohësisht  kryetari i PS Edi Rama, ashtu si edhe kryetari i kuvendit dhe kryetari i LSI-së  Ilir Meta  kanë qenë të pranishem në fushatën tonë shumë shpesh duke më mbështetur mua dhe strukturat e partive përkatëse. Nëse ju pas kësaj mbështetje të hapur dhe publike kërkoni ndonjë teori konpiracioni, me falni por është kohë e humbur

Keni vendosur të ikni nga LSI e politika apo do vazhdoni përsëri?

Nuk ika nga LSI kur ishin ditë shumë të veshtira për ne dhe jo të ik sot. Nuk e kuptoj nga ju ka lindur kjo ide. Sidoqoftë me lejoni t’ju kujtoj se jam themelues i LSI-së dhe, me ekipin politik të Lezhes dhe Tiranes kemi përballuar shumë fushata dhe shtrengata politike. Tani edhe sikur të doja të ikja, jo në ndonjë parti tjetër,  por thjesht të merrem me punet e mia, nuk më lejohet të jem kaq i papërgjegjshem. Si thoni ju se deri dje Lsi dhe ekipet e njerëzve ishin të mire dhe tani që s’jam kryetar bashkie u bënë të këqinj? Ky është mesazhi që me ftoni të jap? Jo jo. mosmirënjohja është vesi më i shëmtuar i njeriut. Jam dhe do mbetem anëtar dhe kontribues i LSI-së.

Ju mendoni se ne Lezhe humbi Viktor Tusha, LSI apo PS?

Sinqerisht mendoj se humbem një mundesi të mirë që të bënim diçka shumë të mirë për bashkine e re të Lezhes. E nisem projektin e trasformimit të qytetit dhe do të vazhdonim me një shpejtësi marramendëse. Kishim mbështetjen e të gjithë partnerëve për të cilen kisha kohë që punoja. Nga kjo pikëpamje fati i karrieres së Viktor Tushes si individ nuk është aspak i rëndësishem sepse nuk kam lindur kryetar bashkie që të jem përjetsisht  kryetar. Kam qenë dikush dhe do vazhdoj të jem dikush në jetë, për familjen time dhe miqtë e mi. Por, ajo që me vjen keq, është se bashkia ka humbur një mundesi të mirë. Sa i takon faktit  LSI apo PS, mendoj se kjo garë do të zhvillohet në 2017 bashke me partite e tjera. Aty do të shohim se kush fiton e kush humbet !

Intervistoi: Spiten P.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?