“Vila 31 shkak për shkarkimin e Prodës”, eksperti i sigurisë: Duhen platforma për Policinë e Shtetit

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka komentuar garën për zgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës. Për të posti i drejtorit të Policisë së Shtetit është një funksion specifik dhe shpesh është konsideruar si një post me ndikim politik, duke theksuar se kryeministri, si drejtues i mazhorancës, mban përgjegjësinë për rendin dhe sigurinë në vend.

Ai kritikoi gjithashtu faktin se ndër vite asnjë ministër i Brendshëm nuk ka përfunduar një mandat të plotë dhe se çdo ndryshim në krye të ministrisë ka sjellë edhe largimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, duke krijuar, sipas tij, anomali në funksionimin e institucionit. Sipas tij, çdo kandidat duhet të paraqesë një plan të qartë për risitë që do të sjellë në drejtimin e Policisë së Shtetit.

”Rëndësi ka që gara është brenda sistemit. Ata që janë në garë, janë pjesë e strukturës së policisë, që është e admirueshme. Këtu dalloj tre kategori personash, drejtues qarku, drejtues administrativ, që janë pjesë e Drejtorisë së Policisë, dhe ish-drejtues të lartë. Janë dhe dy zonja që garojnë në këtë garë, që plotëson dhe barazinë gjinore. Roli i drejtuesit të policisë, është specifik, pasi e kanë quajtur si post politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri duhet të jetë ai që ka maxhorancën dhe që ka përgjegjësi rendin dhe sigurinë. Asnjë ministër s’ka kryer asnjë mandat të plotë dhe çdo ndryshim i tij ka sjellë largim i drejtorit të Përgjithshëm, duke krijuar anomali. Kam kërkuar që drejtuesi të zgjidhet me garë, dhe mos të ketë emër, por platformë. Secili duhet të dorëzojë një platformë se çfarë do të sjellë risi në drejtimin e Policisë. Në 35 vite kemi ndryshuar strategji. Ndaj policia duhet të jetë e shkëputur nga politika”,-tha Softa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?