‘Viluni’: Prokuroria, 76 vite burg për çështjen që përfshin ish-deputetin Frroku

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon 76 vjet burg në total për të akuzuarit e lagunës së Vilunit. Në tetor të vitit 2014 policia arrestoi 6 shtetas pasi tentuan të trafikon kanabis nga bredeti i Lezhës në drejtim të Italisë.

Në nja aksion ku u përshinë dhe policitë e Malit të Zi dhe Italisë, u sekuestruan 700 kilogramë kanabis. Për hetuesit të akzuarit janë fajtorë për trafik  të lëndëve narkotike kjo e mbetur në tentativë.

Kështu për Mikel Hoxhën prokuroria kërkoi 16 vite burg, 14 kërkoi për Indrit Rajën dhe Ervis Sulon.

Kristian Coka, Leonidha Dhimijani dhe Alfred Syli prokuroria kërkoi 10 vite heqje lirie. Ndërsa për Mirjan Vitajn u kërkun 12 vite burgim.

Sipas prokurorise keto 6 shtetas në gusht të vitit 2014 kanë pritur në Rinas një shtetas italian me të cilin kanë diskutuar për mënyrën e trafikimit dhe në vend do ta prisnin drogën në bregdetin italian.

Hetimet për këtë grup kriminal, u shoqëruan me jo pak bujë, pas zbulimit të një dokumenti të policisë që shkruante se Bardhok Pllanaj, një prej të akuzuarve kryesorë dyshohet se i shpëtoi arrestimit, pasi udhëtonte në makinë me ish-deputetin Mark Frroku.

Frroku tashmë ndodhet pas hekurave, si i dyshuar për një vrasje të kryer në Belgjikë, për pastrim parash dhe ndërtim pa leje./TvKlan/

SHKARKO APP