Virozat e stinës – Fluks i pazakontë tek Infektivi, 200 persona në urgjencë gjatë 24 orëve

Shërbimi i infektivit në ditët e fundit po përballet me fluks të pazakontë pacientesh. Në 24 orë, mbi 200 persona i janë drejtuar urgjencës, për shkak të infeksioneve respiratore dhe simptomave të virozave të stinës.

Dritan Kalo: Ditët e fundit ky fluks ka kaluar numrin 200 të sëmurëve që paraqiten në urgjencë, kryesisht me çrregullime, temperaturë, dhimbje fyti por edhe prekje të tubit tretës me të përziera dhe të vjella. Numri i shtretërve në vend që të shtoheshin në Infektiv, nga 200 janë zbritur në 80 dhe urgjenca jonë ka vetëm 5 shtretër të planifikuar për urgjencë.

Prof Dr Tritan Kalo, mjek në këtë shërbim mendon se një ndër arsyet përse në infektiv mbetet kjo situatë është mos zbatimi i sistemi të referimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dritan Kalo: Të gjithë të sëmurët mësyjnë në spital për gjënë më të vogël. Filtrat që duhet të filtrojnë këta të sëmurë për të ardhur në të vetmen Qendër Spitalore Universitare të Republikës që quhet shërbim terciar nuk funksionojnë. Të sëmurët vinë nga zona e Kamzës, Babrru, Paskuqan, pjesa e Rrugës së Dibrës dhe Brrylit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë spitalet rajonale vuajnë nga mungesa e mjekëve specialistë.

Dritan Kalo: Ka rrethe që nuk kanë fare infeksionistë si Dibër, Kukësi ka vetëm një pensionist. Jugu, Gjirokastër, Tepelenë, Saranda ka vetëm një.Pra një infeksionit që mbulon pothuajse gjysmën e territorit të Shqipërisë.

Në lidhje me një diskutim të hapur publik për mbylljen e qëndrave shëndetësore të ish-komunave, Prof Dr Kalo mendon se kjo do vështirësonte edhe më tej situatën.

Dritan Kalo: Duke u mbyllur qëndrat shëndetësore të periferisë, këta të sëmurë do të kenë dy mundësi adresimi: Ose do të shkojnë direkt në spitalet më të afërta rajonale, ose pjesa më e madhe siç kanë ardhur dhe sot në urgjencë, vinë nga Fushë Kruja, Mamurrasi, Burreli, Lezha direkt në spitalin e Tiranës.

Shkarkesën e fluksit, mjekët ekspertë e shohin në respektimin e sistemit të referimit, konsultat me mjekun e familjes apo mjekët në qëndrat shëndetësore e spitalet rajonale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?