Virusi HMPV/ Mjekja Aurora Dollenberg: Të mos kemi frikë, është përjashtuar rreziku i një pandemie

Teksa rrjeti po zien nga paranoja e një pandemie të dytë, mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg sqaroi për Report Tv se çfarë është metapneumovirusi i njeriut (HMPV) dhe rreziku që mbart ky virus.

Ajo theksoi se frika e ngritur për pasojat që mund të sjellë ky virus, nuk duhet të ekzistojë, pasi deri tani nuk asnjë bazë shkencore për rrezikshmëri të lartë të HMPV. Mjekja shqiptare në Gjermani, tha se mundësi që bota të përballet me një pandemi të dytë, 5 vitë pas pandeimisë së Covid-19, është shumë e vogël, pasi aftësia ngjitësie e HMPV është shumë e ulët.

”Absolutisht nuk duhet të kemi frikë. Mbi të gjitha nuk është virus i ri pasi prej dekadash virusi HMPV është jo vetëm në popullatën europiane por në të gjithë botën, edhe pse është dikdtuar për herë të parë në Hollandë në vitin 2001, përsëri ky virus i takon familjes së viruseve të traktit respirator të quajtur RSV dhe është deri tani një virus jo i rrezikshëm, i padëmshëm që shkakton maksimalisht simptoma të ngjashme me ato të një gripi.

Probleme kanë qenë edhe rastet që na kanë ardhur edhe nga Kina, që kanë raste që janë hospitalizuar dhe që kanë mbingarkuar systemin spitalor aty. Në Kinë i prekin të gjitha grup-mosha, ndërsa në Europë kemi një kufizim të prekjes nga ky virus. Vetëm grupmoshat nën 14-vjeç dhe ato që janë mbi 70 vjeç dhe që kanë sëmundje kronike’‘,-tha Dollenberg.

SHKARKO APP