Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Virusi vdekjeprurës, rrugët e transmetimit dhe kush rrezikohet. Flet mjekja infeksioniste

Aktualitet E diel, 9 Shkurt 2020 11:24
Virusi vdekjeprurës, rrugët e transmetimit dhe kush rrezikohet. Flet mjekja infeksioniste
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndër format më të zakonshme për marrjen e koronavirusit janë nëpërmjet kollitjes dhe teshtimave. Stërkalat, kontaminimi i sendeve apo objekteve prej tyre, konsiderohen, sipas mjekes infeksioniste Entela Ramosaçaj (Kolovani), rrugët kryesore të transmetimit të virusit, ndaj edhe në çdo rast të dyshuar, pyetja e parë që i bëhet, është nëse ka udhëtuar në Kinë apo ka pasur kontakt me një person që ka ardhur prej andej.

Kjo hedh poshtë edhe lajmet që kanë qarkulluar jo pak në rrjetet sociale këto ditë, duke ngjallur panik te qytetarët, mbi rrezikun e infektimit nga mallrat apo produktet që vijnë nga Kina.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 38 minutash
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 1 ore
Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Para 2 orësh

“Duke qenë se prek rrugët respiratore, frika është gjithmonë nga stërkalat që shpërndan një pacient i infektuar nëpërmjet kollitjes apo teshtimave. Sigurisht që nëpërmjet kollitjes dhe teshtimave, ai mund të infektojë edhe sipërfaqe të ndryshme, siç janë tavolinat, dorezat e dyerve etj. Edhe nëse ka vendosur dorën para gojës dhe ka teshtirë apo kollitur dhe me duart ka prekur objekte që mund të prekim edhe ne, po ashtu është një rrugë transmetimi. Sa kohë që rrugët e transmetimit mbeten këto, përjashtohen rrugët e tjera. Deri tani, të tilla mallra apo produkte nuk mund të quhen objekte të kontaminuara nga stërkalat dhe se virusi vetë nuk mund të mbijetojë për një kohë të gjatë”, pohon doktoresha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

entela-1580156732

Koronavirusi ka qenë kryefjala e këtyre ditëve. Janë 723 persona që kanë humbur jetën në Kinë dhe 34,800 të tjerë janë raportuar të infektuar. Harta e vendeve zgjerohet ditë pas dite, aktualisht janë 27 shtete që kanë raportuar raste me koronavirus. Në vendin tonë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast, por a ka vend për panik?

Koronavirusi ka filluar të dalë jashtë kufijve të Kinës sepse janë raportuar raste edhe në vende të tjera të botës, përfshirë këtu disa vende europiane, në Amerikë po ashtu ka pasur raste, në Australi, në Filipine ku edhe është regjistruar viktima e parë jashtë kufijve të Kinës. Gjithsesi, ne kemi mprehur vigjilencën tonë për të kapur raste të tilla dhe nisur edhe nga orientimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kemi disa kritere për të dalluar rastin, pra kur duhet të bëjmë ekzaminimet e nevojshme dhe kur duhet të jemi më alert për të parë nëse kemi të bëjmë me këtë infeksion të shumëpërfolur apo jo.

Cilat janë këto kritere për të dalluar rastin?

Së pari, të ketë shenjat e një gripi të zakonshëm, pra shenjat e rrugëve respiratore, si kollë, temperaturë, teshtima, dhimbje muskulore apo edhe ndonjë komplikacion tjetër të rrugëve të poshtme respiratore. Tjetër tregues është nëse pacienti ka pasur kontakt apo histori udhëtimi në vendet e Kinës. Nëse nuk ka udhëtuar dhe nuk ka pasur kontakt me persona që kanë qenë atje, kjo e përjashton mundësinë që të jemi përSHENDET 14 Virusi vdekjeprurës, rrugët e transmetimit dhe kush rrezikohet para një koronavirusi.

Ne momentin që pacienti paraqitet, merret një anamnezë e detajuar, historia e udhëtimeve të tij, veçanërisht gjatë 14 ditëve të fundit apo kontakti me një person të ardhur prej andej. Nëse kemi dyshime për të tilla situata, patjetër që vazhdojmë më tutje me ekzaminimet, të cilat realizohen në Institutin e Shëndetit Publik, ku ka një laborator kombëtar reference, i cili nxjerr rezultatin brenda 24 orëve dhe ne orientojmë më pas për situatën në të cilën ndodhemi.

Ju përmendët 14-ditëshin e fundit, por rastet me koronavirus janë raportuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar…

Ne themi 14-ditëshin e fundit nëse personi ka një histori, sepse 14 ditë është inkubacioni i sëmundjes. Pra, nëse i sëmuri infektohet sot, nga 2 deri në 14 ditë ai mund të shfaq simptomat e sëmundjes. Pas 14 ditësh, automatikisht përjashtohet nëse nuk ka shfaqur simptoma brenda kësaj periudhe.

Sa u takon rrugëve të transmetimit të virusit, cilat janë ato?

Duke qenë se prek rrugët respiratore, frika është gjithmonë nga stërkalat që shpërndan një pacient i infektuar nëpërmjet kollitjes apo teshtimave. Sigurisht që nëpërmjet kollitjes dhe teshtimave ai mund të infektojë edhe sipërfaqe të ndryshme, siç janë tavolinat, dorezat e dyerve etj. Edhe nëse ka vendosur dorën para gojës dhe ka teshtirë apo kollitur, dhe me duart ka prekur objekte që mund t’i prekim edhe ne, po ashtu është një rrugë transmetimi. Nëse ne me duart e kontaminuara nga këto sipërfaqe prekim buzën apo hundën tonë, atëherë mund të ndodh infektimi. Janë menduar që mund të ketë edhe rrugë të tjera, si për shembull konjuktive, nga sytë. Nëse bien stërkalat, mund të ndodh infektimi. Tjetër është edhe rruga fekal-orale, por ky është një transmetim shumë i rrallë.

Doktoresha në rrjetet sociale ka pasur edhe nga ata që kanë dhënë alarmin për mallrat apo produktet që vijnë nga Kina, a ka vend për shqetësim?

Sa kohë që rrugët e transmetimit mbeten ato që përmendëm më sipër, sigurisht që përjashtohen rrugët e tjera të transmetimit. Deri tani të tilla mallra apo produkte nuk mund të quhen objekte të kontaminuara nga stërkalat dhe se virusi vet nuk mund të mbijetojë për një kohë të gjatë.

Që në nisje përmendët që simptomat janë të njëjta me ato të gripit…

Po, por në rastet që do të kemi komplikacione, sidomos në radhët e personave që kanë një sëmundje shoqëruese kronike, siç mund të jenë ata që mjekohen për probleme pulmonare, astmë, personat kardiakë, obezët, diabetikët janë persona që mund ta kalojnë edhe më rëndë. Sigurisht që ngjan me grip, me një virozë respiratore të zakonshme, por si viruse u përkasin familjeve komplet të ndryshme. Le të themi që është një virus i cili nëse shfaqet te të moshuarit, fëmijët apo te të sëmurët kronikë dhe prek rrugët e poshtme respiratore, e fut pacientin në një situatë të rëndë klinike, në të cilat mbijetesa vendoset në pikëpyetje. Prandaj janë raportuar edhe vdekje nga ky virus. Megjithatë, fatal ka rezultuar edhe gripi sezonal. Kujtojmë që në rastin e gripit të derrave, vdekshmëria ka qenë shumë e lartë në botë, sepse ishte pandemi globale. Kështu që të gjitha këto viruse që komplikojnë situatën, mund të shoqërohen me mortalitet të lartë.

Në Angli është raportuar për një person me koronavirus, por që nuk ka udhëtuar në Kinë. Mund të ndodh?

Nga hulumtimet tona, personat e infektuar kanë pasur kontakt me njerëz që kanë jetuar apo kanë udhëtuar në Kinë. Ende nuk kemi të parë të shfaqet në persona që kanë pasur asnjë lidhje me Kinën.

Ndërkohë në Itali, ministri i Shëndetësisë njoftoi për izolimin e virusit. Si duhet kuptuar kjo?

Po, ka qenë nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” në Romë. Një pjesë e madhe e mjekëve tanë janë trajnuar aty. Mjekët në këtë institut kanë arritur të identifikojnë genomën dhe në rastet e para që patën, kanë arritur të izolojnë virusin. Nga ana tjetër, edhe në Kinë, mjekët kanë arritur ta identifikojnë genomën dhe mbi bazën e të cilës po punohet për krijimin e një vaksinë apo për të gjetur medikamentin në përgjigje të virusit, pra, për trajtimin e tij. Nga të dhënat tona mendohet që janë disa antiviral që ne i kemi në diskonim, që mund të kenë efekt mbi këtë virus. Studimet janë në vijim, do presim çfarë të rejash do të vijnë nga shkencëtarët në botë. Duhet të jetë një antivial i veçantë. Mendohet që antiviralët që veprojnë te virusi i HIV-it të kenë influencë edhe këtu, por këto janë të dhëna paraprake, jo të sigurta.

Sa i takon situatës në vendin tonë, cilat janë viruset që janë në qarkullim dhe në raport me vitet e kaluara, si paraqitet situata epidemiologjike?

Ne jemi në stinën e dimrit dhe situata me gripet është e zakonshme. Kemi raste të identifikuara me grip A, me grip B. Gripet A janë dy llojesh, H1N1 dhe H3N2. Janë viruse që kryesisht pas 2009-s kanë qenë çdo vit në qarkullim. Siç edhe e thashë, jemi në një situatë normale për stinën, për sezonin me një fluks rastesh të njohura nga ana jonë. Ende nuk jemi në shifrat, për të thënë që kemi epidemi gripi.

Lajmet mbi kronavursin kanë ngjallur jo pak frikë te qytetarët, të cilët sapo vërejnë një shqetësim, nuk ngurojnë të paraqiten në urgjencën e Infektivit në QSUT. Keni ju një apel?

Me të drejtë, njerëzit kanë filluar të kenë frikë nga koronavirusi. Sikundër kanë apeluar edhe kolegët, duhet të vlerësohet çdo simptomë apo shqetësim që mund të shfaqet dhe sigurisht për këtë duhet vënë në dijeni mjeku i familjes. Do të jetë ky i fundit që do t’i orientojë më mirë pacientët, nëse kanë nevojë për trajtime të mëtejshme apo jo. Ne bëjmë pjesë te vendet me rrezikshmëri të ulët, po ashtu gjatë kësaj periudhe janë intensifikuar masat dhe kontrollet në pikat kufitare duke na bërë të ndihemi më të sigurt.

Spitali jonë është në gatishmëri për të pritur qoftë një rast të rëndë me grip apo qoftë me koronavirus. Jemi të përgatitur në kuptimin e ambienteve, mbrojtjes së personelit, bërjes së analizave në kohë rekord dhe nëse do të ndodh që do të kemi raste të tilla, mjekët janë të gjithë në gatishmëri, të trajnuar dhe të sprovuar. Këto ditë jemi duke bërë shumë trajnime, duke inskenuar situata për të ditur sesi të sillemi dhe të reagojmë në çdo kohë.

Etiketat e lidhura

virusi vdekjeprurës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 38 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 50 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 1 ore

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.