”Vit i vështirë”, Rama: Ka nivel pasigurie për të nesërmen

Në prezantimin e paketës speciale AntiKÇK tek ArTurbina, kryeministri Edi Rama u ndal gjatë fjalës së tij edhe tek ekonomia. Rama ka pranuar se viti që po lëmë pas ka qenë një vit i vështirë, duke krijuar edhe pasiguri në raport me të nesërmen.

”Reforma në drejtësi kurrë nuk do të ishte bërë nëse Shqipëria nuk do ishte e përkushtuar ndaj objektivit madhor për të qenë pjesë e BE dhe kurrë nuk do të ishte bërë nëse SHBA dhe BE nuk do ishin granat të këtij procesi. Ky ka qenë një vit i vështirë që ka ndikuar në ekonominë e vendit. Një vit i vështirë që ka krijuar një nivel të ri pasigurie në raport me të nesërmen. Çdo ndjesi pasigurie reflekton menjëherë në situatën aktuale të ekonomisë. Ja vlen që ne të përsërisim bazuar mbi fakte dhe opinione se përsëri edhe këtë vit është konfirmuar një trend pozitiv i nisur gjashtë vite me parë dhe në raport nga jemi nisur sot kemi të dhëna që tregojnë se s’ka të krahasuar situata sot me situatën dje. Por s’ka të krahasuar situata sot me pritshmërinë për një ekonomi që nesër të jetë shumë më e fortë dhe e gatshme tju japë të gjithëve një mundësi”.

SHKARKO APP