Viti i ri akademik, Koni: 6211 kuota, tarifat nga 250-400 mijë lekë

Në një deklaratë për shtyp, Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka folur mbi pranimet e e reja në UT.

Koni bën të ditur se kuotat e pranimit për studentët janë 6211 të miratuara nga senati, 41 janë për të huajt, 170 për transferime, 97 ata që duan fakultete të dyta dhe 5540 për ata që janë nga vendi.

”Sipas udhëzimit deri në datën 4 gusht është periudha e aplikimeve për raundin e parë. Studentët të konsultohen sipas dhjetë preferencave. Më 10-12 do të bëhet regjistrimi. Jini të qetë. Bëni përzgjedhje të kujdesshme. Edhe për këtë vit të ri akademik, kuotat e tarifave të studimit nuk do të ndryshojnë, ato do të variojnë nga 250-400 mijë lekë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?