Viti i ri shkollor, gati 95 shkolla në Fier, grup pune në Dibër
Përgatitjet për vitin e ri arsimor kanë vënë në lëvizje autoritetet në gjithë vendin. Kështu, Drejtoria Arsimore njofton se ka marrë të gjitha masat për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.
Kështu, sipas kreut të DAR Fier Shkëlqim Allkaj mësohet se janë gati 95 godinat shkollore, ndërsa ulen për herë të parë në bankat e shkollës 1900 nxënës.
Allkaj: Mendohet që në klasën e parë rreth 1900 sipas listës së Regjistrit të Gjendjes Civile. Në qytetin e Fierit arsimohen edhe në shkollat profesionale, industriale dhe bujqësore si dhe në shkollën artistike që është me një traditë shumë të rëndësishme.
Ndërsa janë gati shkollat, mjediset e brendshme në klasa, stafi mësimor vijon regjistrimi i nxënësve dhe shpërndarja e teksteve shkollore.
Edhe në Dibër, prefekti Ardit Kaja mblodhi drejtoritë arsimore te shkollave te qarkut për të raportuar masat e marra për vitin e ri shkollor.
Kaja: Ne ju kemi kërkuar që çdo shkollë ku mund të jetë do të lyhet dhe të krijohen kushtet normale. Do të kontrollojmë të gjitha shkollat. Nuk ka ndarje shkollash në zonat urbane apo zonat rurale.
Prefekti Kaja ka ngritur një grup pune që do të vëzhgojë shkollat përgatitjet në secilën shkollë për vitin e ri arsimor, në mënyrë që më 11 shtator nxënësit të nisin procesin në kushte optimale.
/Ora News

