“Viti mësimor ka mbaruar, të punohet për shpëtimin e maturës”, eksperti i arsimit e thotë troç: Ministrja flet si drejtoreshë PR, plani i saj “të dali ku të dali”
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti në një lidhje me skype me Fax neës, u shpreh sot se viti mësimor është i përfunduar, dhe duhet të bëhet maksimumi që të shpëtohen provimet e maturës për klasat e nënta dhe të dymbëdhjeta.
Sipas tij deklarimet e ministres Shahini për mësimin online janë të gënjeshtra, pasi në vendin tonë aksesi i qytetarëve në Internet është shumë i pakët. Sipas tij duke qenë se mësimi online realizohet pjesërisht, shkelet e drejta kushtetuese e qytetarëve për të pasur akses të njëjtë në arsimimin falas.
“Ne kemi vetëm 40% të qytetarëve që kanë akses në internet, me pak fjalë kjo që është shitur si sukses nga ana e Ministres, duket sikur Shqipëria e ka shkollën rreth e qark sheshit Skënderbej.
Askush nuk na ka thënë si bëhet mësimi te fëmijët me aftësi të kufizuara, ministrja na është kthyer si një drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun, detyra e ministres është që të ketë një plan maash.
Shumica e mësuesve thonë se në ëhatsup përgjigjen prindërit, esetë që ata korrigjojnë janë të marra nga Interneti. Arsimi është një e drejtë e saksionuar në Kushtetutë, nuk është një privilegj që iu jepet disave dhe të tjerëve jo.
Për mua viti mësimor ka mbaruar, duhet të shihet sa mund të ndihmohen klasat e 9-ta dhe të 12-ta, a kemi ne mundësi sot që të bëjmë provimet kombëtare, plani ynë që thotë ministria është të dali ku të dali”, tha Mehmetaj.
Eksperti u shpreh më tej se vetë mësuesit janë në një presion psikologjik, pasi iu duhet të përshtaten me platformat online të komunikimit.
“Unë e kuptoj që ti mund të mësosh historinë nga shtëpia, po si mund të mësosh ti fizikën, kiminë dhe matematikën nga shtëpia. Ne nuk na intereson që del mësuesja çdo ditë dhe na përgjigjet, na duhet plane konkrete, se çfarë do të bëhet dhe me universitetet.
Gjëja e parë që duhet të bëhet është zgjatja e datave të provimeve, a kemi ne mundësi që në kuadër të distancimit fizik, ta bëjmë distancën dy metra në provime, dhe të garantohet më pas transporti i tyre. Dyshoj për kapacitet që ne kemi për ta bërë provimin online.
Mësuesit janë duke qenë në limitet e tyre, pasi dhe ata vetë duhet të update-ohen me risi teknologjike për të cilat nuk kanë pasur më parë njohuri.
Duhen marrë masa shumë konkrete që të mund të shpëtojnë vitin, duhet të anulohen të paktën provimet për nxënësit e klasës së pestë. Nuk mund tiua ngarkojmë barrën mësuesve, pasi ky është maksimumi që ata mund të bëjnë”, tha Mehmeti.