Vitin e ardhshëm shtohen edhe 1200 punonjës policie

Vendimi është marrë pas kërkesës së bërë nga ana e Ministrisë së Brendshme.

Kjo del nga relacioni shoqërues i Projektbuxhetit 2015, në të cilin thuhet:

Numri i punonjësve (të administratës publike) për vitin 2015 arrin në 87.400 punonjës, duke reflektuar kësisoj dhe shtesën prej 1.200 punonjësish në sistemin e Policisë së Shtetit, në përputhje me prioritetet e qeverisë”.

Siguria ka qenë një ndër prioritetet kryesore të qeverisë dhe kjo ka bërë që ajo të shtojë numrin e punonjësve të policisë./

SHKARKO APP