Vizita e Palmer, “thumbon” keq themeluesi i PS-së: Po gabon rëndë, nuk do të takojë…

Në një kohë kur zyrtari i Departamentit të Shtetit në SHBA Metthew Palmer mbërrin sot në Tiranë, dhe ka planifikuar disa takime me krerët e shtetit, mes tyre dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, nuk mungojnë as ironitë lidhur me opozitën e re.

Ish-themeluesi dhe ministri i Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi, përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se Palmeri po gabon pasi nuk po takon opozitën “reale” të Ramës.

 “Palmer Gabon” !

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot Palmer nis takimet në Shqiperi. Por, “gaboi” !

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nuk po takon atë që Rama e konsideron “opozita reale” !”, shkruan Sherifi në rrjetin social.

Në fakt, Sherifi ka qenë prej kohësh i larguar nga strukturat e PS-së, por ka mbetur aktiv në shtyp si kritizer i politikës së kryetarit të radhës, Edi Rama.

Kujtojmë se vizita e Palmer nis sot me një takim me kryeministrin Rama, dhe vijon nesër me takime me kreun e shtetit Ilir Meta dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Presidenti ka bërë thirrje të vazhdueshme që palët të ulen në bisedime, për ti dhënë njëherë e mirë fund përplasjeve që mund të cënojnë procesin e integrimit të vendit.

/ Fax News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?