Vizita e Vuçiç në Tiranë/Balliu: Rama duhet të shpallet non grata në Kosovë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu e ka konsideruar “akt të pastër antikombëtar”, ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Tiranë, në kuadër të takimit për “Minishengenin” Ballkanik, që pritet të mbahet nesër. Përmes një postimi në facebook, Balliu bën thirrje publike që kryeministri Rama të shpallet non grata në Kosovë, ndërsa thekson se ky i fundit nuk mund të lejohet që të “fyejë më me këtë tradhti kombëtare Adem Jasharin, Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, UÇK si dhe luftën patriotike të çdo shqiptari kundër kriminelit të luftës Millosheviçit”.

Postimi në facebook

RAMA TË SHPALLET NONGRADA NË KOSOVË

I nderuar Kryeministër në detyrë zoti Haradinaj, i nderuar Kryeministri i ardhshëm zoti Albin Kurti.

Akti i sotëm në Shqipëri, nga Kryeministri Edvin Rama, është akt i pastër antikombëtar. Askush nuk e kishte menduar që do të vinte dita që një Kryeministër shqiptar të ndalojë protestat kundër genocidit Serb ndaj motrave dhe vëllezërve tanë.

Në këto kushte kam një thirrje publike. Për të pastruar faqen tonë kombëtare në sytë e mbarë botës duhet që të shpallet NONGRADA në Kosovë Edvin Kristaq Rama.

Nuk mundet të lejojmë Edivin Ramën që të fyejë më me këtë tradhti kombëtare Adem Jasharin, Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, UÇK si dhe luftën patriotike të çdo shqiptari kundër kriminelit të luftës Millosheviçit dhe anëtarëve të pushtetit të tij kriminal.

SHKARKO APP