Vizita zyrtare në Turqi, Gjoni: Bashkëpunim bilateral për reformat legjislative

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni me cilësinë edhe të Presidentit të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar te Keshillave Gjyqësor, si dhe anëtarët Gerd Hoxha, Brunilda Kadi, Petrit Çomo dhe përfaqësues të tjerë të këshillit, zhvilluan një vizitë zyrtare tre ditore me ftesë të Këshillit Gjyqësor Turk.

Ata zhvilluan takime me drejtuesin e këtij Keshilli z.Mehmet Yilmaz dhe anëtarët e tjerë. Gjithashtu anëtarët e këtij këshilli u pritën në takim zyrtar nga Prokurori i Përgjithshëm i Turqi Z. Mehmet Akarca, anëtarin e Këshillit të Shtetit dhe Presidentin e Akademisë gjyqësore Z. Yilmaz Akçil, me drejtues të Gjykatës së Lartë z. Bilgim Basharan dhe nga zv/ministrin e Drejtësi së Turqi.

Gjatë takime bilaterale u trajtuan çështje të bashkëpunimit reciprok, reformat legjislative, ndryshimet kushtetuese, krijimi i institucioneve të reja, bashkëpunimi në fushën e terrorizmit, luftës kundër drogës, bashkupunimi në fushë e ndërsjelltë juridike, ekstradimet dhe si forcimi i veprimtarisë në kundër të bashkëpunimit bilateral, por edhe të rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të këshillave Gjyqësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?