Vizitë tek Aldo Bare? Ministrja Gjonaj: Marrëzi e rradhës e PD-së

Deputeti i PD-së, Flamur Noka akuzoi sot se Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë vizitës në burgun e Peqinit, ka takuar të dënuarin me burg të përjetshëm Aldo Baren. Mes rreshtave të reagimit në facebook, Ministrja Gjonaj e cilëson sulm të ulët nga PD-ja. Gjonaj thotë se gjithçka ka qenë konform ligjit.

”Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirē edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik”.

Statusi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë. Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirē edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.

Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?