Vizitë tek Spitali i Traumës, Manastirliu: Do hapim gradualisht sistemin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi nga Spitali Universitar i Traumës ku janë transferuar të gjitha urgjencat e kirurgjisë por edhe ato të patologjive malinje, se janë më shumë se 4000 urgjenca dhe rreth 500 ndërhyrje kirurgjikale të kryera gjatë kësaj periudhe.

“Shqëtësimi më i madh ka qenë garantimi i shërbimeve të urgjencës për qytetarët në këtë periudhë. Arritëm që të vendosnim përqëndrimin në urgjencën e Spitalit të Traumës të të gjithë kirurgjive, edhe ato të sëmundjeve malinje. Janë rreth 4000 urgjenca të pritura dhe rreth 16-20 ndërhyrje të urgjencës kirurgjikale. Bëmë një organizim të sistemit shëndetësor që të mos mungonte aspak shërbimi cilësor për qytetarët”, tha Manastirliu.
Gjatë inspektimit të masave të marra tek Spitali Universitar i Traumës, Manastirliu tha se do të bëhet hapje graduale e sistemit shëndetësor dhe se, kjo do të varet nga ecuria e situatës së shkaktuar nga Covid-19.

“Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes të gjitha fazat e hapjes së sistemtit shëndetësor që nuk do jenë dhe aq të shpejta. Pasi duhet që të garantojmë mbrojtjen e pacienteve, mbrojtjen tuaj. Puna nuk ka ndalur në spitale, por për urgjencat kirugjikale dhe ato malinje do të vazhdojë puna me intensitet nga stafet mjekësore kudo në vend”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke i falenderuar për punën e palodhur, nga ana tjetër Manastirliu tha se janë gati ekipet shëndetësore që mund t’i zëvendësojne apo mbështesin nëse do të jetë e nevojshme, dhe se këtë luftë do ta fitojnë me kontributin e të gjithëve. Në Spitalin Universitar të Traumës janë kryer rreth 4 mijë vizita urgjente dhe rreth 500 ndërhyrje kirurgjikale urgjente përfshirë dhe ato të sëmundjeve malinje. Ndërsa traumat kanë qënë më të reduktuara për shkak të izolimit të qytetarëve dhe mungesën e lëvizjes në këtë periudhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?