Vjedhin arkën e kishës së Shën Gjergjit, autorët dyshohet se tentuan të vjedhin dhe një kishë tjetër
Kisha e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë ka rënë pre e vjedhjes. Policia e Fierit i ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier të shtunën, 22 maj, dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës.Persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.
Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marrin gjë.
KOHA JONË SONDAZH

